Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, thotë se ekipi i tij e dominoi ndeshjen ndonëse gjithçka përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
“Në pjesën e parë kemi dominuar. Krijuam shumë raste, shënuam gol. Në 20-25 miuntat e parë të pjesës së dytë, Liria ishte më e mirë. Na bëri shumë presion dhe ekipi ynë u tërhoq shumë”, tha fillimisht Curri.
Tutje, ai nuk u shpreh i kënaqur me mënyrën se si e pranuan golin.
“Morëm një gol nga asgjë mund të them. Pësuam gol shumë të lehtë. Në futboll nuk është mirë kur i fal diçka kundërshtarit. Më pas fituam penallti, që nuk e shënuam. Mendoj se sot i humbëm dy pikë”, përfundoi Curri.
Ndeshjen e radhës Prishtina e luan në udhëtim tek Drita, ndërsa Liria pret në shtëpi Feronikelin’74./Telegrafi/