Kjo selfie në formë panoramike, që është realizuar nga Curiosity Rover i NASA-s në sipërfaqen e Marsit, është dëshmi e fortë se robotët që punojnë në hapësirë, nevojitet të kenë llogarinë e tyre në Instagram.
NASA e ka publikuar këtë imazh spektakolar prej 360 shkallëve gjatë kësaj jave, ndërsa fati i partnerit të tij Curiosity, Opportunity Rover mbetet ende i paqartë, prej se u zhduk gjatë një stuhie në fillim të këtij vitit, transmeton Telegrafi.
Në fotografi, shihet një shtresë e hollë pluhuri që e ka mbuluar këtë robot, si pasojë e së njëjtës stuhie, që e mbështolli planetin edhe gjatë kësaj vere.
Qielli i errët është pasojë e pluhurit që kishte mbetur në atmosferë gjatë gushtit, kur edhe u realizuan këto pamje nga kamerat e Curiosity.
Makina që lëvizë me energji nukleare, nuk ka aspak nevojë për energji diellore. Kjo ishte dobësia e Opportunity Rover, që ka mbetur pa u lajmëruar që prej qershorit të vitit të kaluar.
Kontrolluesit e fluturimeve në Planetin e Kuq, shpresojnë se qielli do të hapet dhe kjo makinë të arrijë të kthehet. /Telegrafi/