Site icon Telegrafi

Çunmulaj nuk di ta shpjegojë lumturinë e shtatzënisë (Foto)

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj thotë se nuk di ta shpjegojë dashurinë që po përjeton nga shtatzënia.

31-vjeçarja është në pritje të fëmijës së parë me Sam Nazarian.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka treguar sërish bukurinë e saj dhe ka njoftuar se pas gjashtë javësh do të bëhet nënë.

“Vajza ime do të jetë këtu pas gjashtë javëve. Kaq shumë dashuri që po përjetoj nga shtatzënia është e pashpjegueshme”, ka shkruar modelja shqiptare nga Mali i Zi.

Exit mobile version