Telegrafi

Cunha objektivi kryesor i Manchester United

Sulmuesi i Atletico Madridit, Matheus Cunha, mund të transferohet te Manchester United brenda këtij afati kalimtar.

Djajtë e Kuq janë seriozë dhe duan të sigurojnë brazilianin që luan te gjigantët spanjoll.

Sipas mediave, Man United shpreson të nënshkruajë me sulmuesin, i cili nuk ishte titullar i rregullt për klubin e La Ligës sezonin e kaluar.

Tarifa për Cunhan mund të jetë rreth 50 milionë euro, që do të bënte Atleticon të fitonte shumë para.

Kjo pasi klubi spanjoll nënshkroi me Cunhan për vetëm 30 milionë euro një vit më parë.

23-vjeçari ka shtatë paraqitje për Brazilin./Telegrafi/