Cuneyt Cakir është emëruar për të gjykuar ndeshjen Gjermani-Rumani, që do të thotë se UEFA nuk e ka pezulluar atë pas polemikave në takimin e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Atletico Madridit.
Javën e kaluar, gjyqtari turk ishte në qendër të vëmendjes pasi i dha Atletico Madrid një penallti të lehtë në minutat e fundit të ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Milanin.
Pamjet treguan se Thomas Lemar e mbajti topin para mbrojtësit të Milanit, Pierre Kalulu, kështu që penalltia pro Atletico Madridit duhet të ishte revokuar nga VAR-i.
Gjithçka ndodhi pasi Cakir i kishte treguar mesfushorit të Milanit, Franck Kessie dy kartonë të verdhë në 30 minutat e para të lojës në San Siro.
Rossonerët paraqitën një ankesë zyrtare në UEFA për performancën e gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
Shumë njerëz, përfshirë ish-gjyqtarin e Serie A, Gianluca Paparesta, menduan se UEFA do të pezullonte gjyqtarin turk pasi gabimet ishin të dukshme.
Sidoqoftë, 44-vjeçari është zgjedhur për të gjykuar ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mes Gjermanisë dhe Rumanisë të premten, që do të thotë se organi drejtues i futbollit të Evropës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër Cakir.
Megjithatë, UEFA pezulloi gjyqtarin e VAR-it, Abdulkadir Bitigen, i cili u zëvendësua nga bashkatdhetari i tij Huseyin Gocek. Bitigen u konsiderua nga UEFA si përgjegjësi kryesor për gabimin në ndeshjen e San Siros. /Telegrafi/