Aktori Çun Lajçi, pas reagimit që bëri ndaj koalicionit AAK-NISMA-PDK, i është drejtuar Vetëvendosjes me lutjen që t’i bashkohet koalicionit LDK-AKR-Alterantiva.
Lajçi përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Albin Kurtit me fjalët “Ramushi u mashtrua, po ju pse duhet t’i frikoheni të vërtetës”.
Postimi i plotë i Çun Lajçit:
VV, Albin,mos hupni kohë
O miq të Vetëvendosjes, o Albin Kurti!
Kam pasë e kam shumë respekt për trurin tand!
Por,
Pse të lëkundeni aq shumë, me marrë vendime, për me i dal përballë Koalicionit të Krimit! Ramushi u mashtrue.
Po Ju pse duhet t’i frigoheni të vërtetës!
Mos bre burr !
Bashkojuni LDK dhe AKR së Bacit Behgjet dhe mundeni pa nis gara koalicionin e dhunës dhe krimit ( përjashtue Ramushin tim)
S’kemi kohë me hup, s’kemi kohë me u korit!
Nesër asht vonë./Telegrafi/