Qeveria në një nga mbledhjet e fundit ka marrë vendim që ta rrisë vlerën prej 10 euro të pensioneve bazë për tre muajt e ardhshëm, por ta largoj shtesën prej 30 euro që ishte marrë nga Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se pensionet të cilat janë nën vlerën e 100 eurove, do të bëhen 100 euro për tre muajt e ardhshëm, ndërsa familjet me asistencë sociale do të marrin nga 30 për qind të ndihmës aktuale.
Pra shumica e pensionistëve nga 90 euro kanë marrë 120 euro, me vendim të Hotit.
Lidhur me këtë një reagim është bërë edhe nga aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, i cili i është drejtuar me disa fjalë kryeministrit Kurti.
Postimi i plotë i Çun Lajçit (pa ndërhyrje):
“Albin
Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, a përnimend don me na i hjekë nga 20 euro prej pensionit (qyshë po shkruejnë portalet)!
S’po m’dhimsen jo, se tash vjen vera e dal shes libra, bile-bile e qëndisi rrugëve edhe romanin e ri “Shoqalani”, por po tutna mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?
Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rrou kajtja e mua pleqnia”. /Telegrafi/