Aktorja Egzona Kurtishi e cila për një kohë u njoh nga publiku me rolin e saj si ‘kojshikja Cuki’ në serialin vendor “Çka ka shpija”, si duket ka vendosur të ndërrojë ‘shtëpi’.
Ajo në rrjetet e saj sociale publikoi disa fotografi ku shihet se do jetë pjesë e projektit “Egjeli” të humoristëve të njohur “Stupcat”.
Egzona për asnjë kohë nuk po i mungon televizionit, atë e shohim edhe si imazh të kompanisë “Viva Fresh”, por edhe si pjesë e shumë projekteve teatrale për fëmije dhe të rritur.
Vetëm para pak dite, Egzonaishte e pranishme në premierën e filmit të shkurtër “Tenderi” në kinemanë ABC, film në të cilin ka qenë pjesë e tij.
Këto ditë do ketë edhe premierën e shfaqjes për fëmijë në teatrin “Dodona”, shfaqja titullohet “Ky jam unë”, me regji nga Florije Bajoku. /Telegrafi/