Site icon Telegrafi

Çudit Sali Berisha: Ja arsyeja pse humbi kombëtarja

Humbjen e Shqipërisë ish kryeministri Sali Berisha e ka lidhur me praninë e kryeministrit Edi Rama në stadium.

Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook se përveç faktit se ndeshja u grabit nga arbritrat, një kundërshtar i kombëtares sonë ishte edhe Edi Rama, pasi sipas tij ai është ters.

Ish kryeministri shkon deri aty sa thotë se duhet ndalohet prania e Ramës në stadium deri në fund të kampionatit, pasi ai është antifat.

Ai ka lavdëruar portierin e kombëtares, Etrit Berishën, duke e cilësuar si superportier.

Statusi i Berishës:

Loja e kuqezinjve dinjitoze.E grabiten ndeshjen me ndihmen e arbitrit.  -Prania e Edi Drames ne Stadium duhet te ndalohet deri ne fund te kampionatit. Eshte ters, antifat! -Berisha deri tani superportier! Shpresat jane reale!! sb

Exit mobile version