Site icon Telegrafi

Cuculovski: Nuk është e paraparë me Kushtetutë që mandati të jepet për të dytën herë

Profesori Ljubomir Cuculovski në profilin e tij në Facebook ka apeluar kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, që mandatin të mos ia jep kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe se zgjidhja është në zgjedhjet e reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai apelon deri te Gjorge Ivanov që të mos ia jep mandatin Zaevit për formimin e qeverisë së re, as edhe dikujt tjetër, sepse sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë nuk është e paraparë që mandati të jepet për të dytën herë.

Cuculovski ndër të tjera shkruan se dhënia e mandatit të cilës do parti jo vetëm se është kundërkushtetues, por drejtpërdrejtë do t’i shtyjë qytetarët e saj drejt një konflikti të përgjakshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version