Deklarata e Tiranës nuk ka rëndësi se ku është bërë, jo vetëm që çon në ridefinimin e Maqedonisë, por edhe në shkatërrimit e saj, ka thënë profesori universitar Ljubomir Cuculovski në emisionin “Në qendër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Cuculovskit formimi i qeverisë së dhunshme do të ishte vetëvrasje. Vendimtare është se e vetmja mënyrë për të dalë nga situata aktuale politike është shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, sepse siç thotë Cuculovski, Kushtetuta e Maqedonisë, nuk parashikon për herë të dytë të jepet mandati. /Telegrafi/