Telegrafi

Cuba Gooding Jr. deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të reja për keqtrajtim seksual

Cuba Gooding Jr. (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for ELLE/Guliver)

Cuba Gooding Jr. është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat për keqtrajtim seksual, ndërkohë që është akuzuar edhe nga një femër e tretë – raporton BBC News.

Ky informacion vjen për më pak se një muaj, prej se aktori i demantoi akuzat se e ka kapur për gjoksi një femër dhe ia ka prekur të pasmet një femre tjetër.

Lexo po ashtu Publikohet videoja e aktorit Cuba Gooding Jr. që vërteton se e ngacmoi kamarieren në restorant duke ia prekur të pasmet

51-vjeçari tash është detyruar që t’i mohojë akuzat e reja për një kontakt fizik të dhunshëm dhe keqtrajtim seksual të një femre të tretë.

Fituesi i çmimit Oscar është paraqitur në Gjykatën Supreme në Manhattan, ku është deklaruar i pafajshëm.

Sipas padisë më të re, incidenti ka ndodhur në një klub nate në shtator të vitit 2018, ndërsa në faqet rozë janë publikuar imazhe, ku shihet Cuba Gooding Jr. duke e prekur një femër. /Telegrafi/