Juan Cuadrado po luan ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Juventusit.
Mesfushori kolumbian këtë vit nuk është preferuar shumë nga trajneri Massimiliano Allegri dhe ka vendosur të largohet.
Kontrata e lojtarit me Juventusin skadon në verën e vitit 2020, ndërsa Zonja e Vjetër nuk i ka ofruar rinovimin.
Juventus do ta nxjerrë në shitje lojtarin që të fitojë nga shitja e tij, ku do ta lë të lirë për 20 milionë euro.
E ardhmja e Cuadrados është mes kampionatit spanjoll dhe atij anglez, ku interesimet nuk mungojnë.
Valencia dhe Sevilla janë dy skuadrat spanjolle që duan transferimin e tij në La Liga.
Ndërkohë kolumbiani po kërkohet edhe në Ligën Premier, pasi West Ham dhe Watford janë dy ekipet që kanë shprehur interesim. /Telegrafi/