Site icon Telegrafi

Cuadrado te gjiganti spanjoll

U transferua në Angli për të përjetuar një stinor të dështuar, por tani ka rilindur pas rikthimit në Itali.

Fjala është për mesfushorin anësor, Juan Cuadrado që ka shkëlqyer në vitin e tij të parë te Juventus.

Kolumbiani është i huazuar nga Chelsea tek ‘Zonja e Vjetër’, por nuk dihet nëse do të mbetet ende aty.

Së fundmi në garë për të është futur Atletico Madrid, skuadër që kërkon ta transferojë gjatë verës.

27-vjeçari ka një vlerë prej 25 milionë euro, para që për Atleticon nuk janë problem. /Telegrafi/

Exit mobile version