Juan Cuadrado mendon se Juventusi ishte i uritur dhe sakrifikoi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër e eliminoi Barcelonën me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 falë fitores në Torino, pasi në Camp Nou rrjetat heshtën.
“Erdhëm këtu të vetëdijshëm se jemi skuadër e madhe dhe se e tillë është edhe Barcelona, por mund të shihej uria jonë, shpirti për sakrificë dhe mendoj se e merituam”.
“Bëmë gjithçka që provuam në stërvitje, është turp që kundërsulmet nuk rezultuan me gol, por më i rëndësishëm ishte kualifikimi”, ka deklaruar Cuadrado për Mediaset Premium.
Kolumbiani ka thënë se është njësoj cilindo kundërshtar që i bie në fazën tjetër. /Telegrafi/