Telegrafi

Cuadrado: Juve mund të befasojë Realin

Juan Cuadrado beson se Juventusi “mund të befasojë” Real Madridin në finalen e së shtunës të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti italian dhe ai spanjoll takohen në Cardiff këtë fundjavë, dhe Bianconerët kanë mbajtur ditën e tyre të medieve para stërvitjes së fundit në Vinovo këtë pasdite.

Lexo po ashtu Zyrtare: Juventusi nënshkruan me Cuadradon

Sipas mesfushori kolumbian, Cuadrado, Zonja e Vjetër e di se Reali janë një skuadër e madhe, por mund t’i befasojnë ata.

“Jam i lumtur që kam privilegjin të jem në një finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Cuadrado për JTV.

“Ne jemi një hap larg, dhe ne po përpiqemi të punojmë këtë javë që të jemi 100 për qind në atë ditë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm, sepse e dimë se janë vërtet të fortë në pushim”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Allegri: Real Madridi favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

“Ne duhet të jemi shumë të fortë si gjithmonë në fazën mbrojtëse, duke sakrifikuar gjithçka për shokët tanë dhe duke përfituar nga hapësirat që ata mund të lënë”.

“Duhet të përfitojmë nga karakteristikat tona, do të fillojmë nga zgjidhja e zonës mbrojtëse dhe kur të përpiqen të na sulmojnë mund t’i befasojmë”, përfundoi kolumbiani. /Telegrafi/