Telegrafi

Cuadrado gëzohet për kualifikimin, komenton edhe situatën me kontratat e reja te Juventusi

Juan Cuadrado beson se Juventusi ‘po gjen rrugën e duhur’ pas fitores 4-1 në Kupën e Italisë ndaj Sampdorias, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale. 

Kolumbiani gjuajti një goditje dënimi dhe shënoi duke hapur rezultatin në këtë ndeshje, ku pastaj shënuan edhe Daniele Ruganit, Paulo Dybala dhe Alvaro Morata.

“Ishte e rëndësishme të shënonim gola, kjo ndihmon në rritjen e besimit për ne për të përballuar atë që vjen më pas, të cilat do të jenë ndeshje shumë të vështira”.

“Unë mendoj se ne po gjejmë rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu tani”, ka thënë Cuadrado për Sport Mediaset.

Cuadrado është një nga disa lojtarë, kontratat e të cilëve me Juventus skadon në qershor, por negociatat kanë ngecur deri në shkurt.

“Jemi të qetë, vetëm duhet të bëjmë punën tonë. Klubi e di se çfarë duam, ne jemi të lumtur këtu dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi kolumbiani. /Telegrafi/