Mesfushori i Juventusit, Juan Cuadrado nuk dëshiron të rikthehet në Angli te Chelsea.
Kolumbiani Juan Pablo Cuadrado është i vendosur që edhe sezonin e ardhshëm te jetë pjesë klubit italian, Juventus.
Cuadrado kërkohet nga klubi anglez, Chelsea, por sipas mediave britanike, lojtari i ka njoftuar londinezët së dëshiron të qëndrojë tek kampionët e Italisë.
Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Antonio Conte dëshiron ta ketë në skuadër Cuadrado, por kolumbiani është i vendosur të qëndrojë në Torino. /Telegrafi/