Telegrafi

Cuadrado: Desha të dërgoja një ‘projektil’ dhe ia dola

Juan Cuadrado ka shpjeguar golin e tij në fitoren e Juventusit kundër Lyonit.

Mesfushori kolumbian u inkuadrua në lojë në kohën kur Bianconerët luanin me një futbollist më pak dhe arriti ta shënonte golin e fitores.

“Jam i lumtur, faleminderit Zotit. U përpoqa të luaja mirë, shikova dhe nuk e gjeja askënd në mes, prandaj desha të dërgoja një goditje të fuqishme dhe ia dola”.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj një skuadre të shkëlqyer si Lyoni, por mendoj se bëmë një paraqitje të fortë, një ndeshje të vërtetë të Juves me një lojtar më pak dhe treguam karakter”.

“Objektivi është që ta kryesojmë grupin. Tash duhet të vazhdojmë tutje, sepse kemi një duel ballë për ballë me Milanin në Serie A këtë fundjavë”, ka deklaruar Cuadrado. /Telegrafi/