Site icon Telegrafi

CSKA 2-2 Arsenal, nota e Mustafit dhe të tjerëve

Danny Welbeck (Getty Images)

CSKA Moskow dhe Arsenali kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Skuadra e Arsene Wengerit ka barazuar në udhëtimin e tyre në Rusi, por kanë arritur të kalojnë tutje në gjysmëfinale të Ligës së Evropës falë fitores së thellë në Emirates.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Fedor Chalov (39′) dhe Kirill Nababkin (50′) për vendasit, ndërsa për Arsenalin shënuan Danny Welbeck (75′) dhe Aaron Ramsey (90+).

Lexo po ashtu Arsenali barazon në udhëtim te CSKA, por kalon në gjysmëfinale falë fitores së thellë në Emirates

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Mohamed Elneny, i cili pas dy asistimeve të bëra u vlerësua me notë 8.5.

 Elneny ishte më i miri në fushë (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Arsenalit, Petr Cech, i cili pas dy gabimeve u notua me 5.6.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili pati paraqitje të mirë duke u vlerësuar me 7.1. /Telegrafi/

CSKA:

 

Nababkin dhe Bistrovic ishin më të dalluarit te CSKA

Arsenal:

Te Arsenali u dalluan edhe Welbeck dhe Koscielny
Exit mobile version