Telegrafi

Crystal Palace rrit ofertën për Benteken

Christian Benteke mund të lë Liverpoolin gjatë këtij afati kalimtari.

Crystal Palace kanë rritur ofertën e tyre fillestare prej 27 milionë funte për sulmuesin Christian Benteke.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Sipas The Guardian, skuadra angleze është bërë gati të ofrojë 31.5 milionë funte për sulmuesin belg, i cili nuk ka arritur pritshmëritë te Liverpooli.

Liverpooli janë të gatshëm për të lënë të shkojë ish-sulmuesin e Aston Villës, por vetëm në qoftë se vlerësimi i tyre është plotësuar. /Telegrafi/