Liverpooli po kërkon transferimin e një qendërmbrojtësi të ri për të shtuar më shumë cilësinë në repartin defensivë.
Marc Guehi është opsioni kryesor për ta forcuar mbrojtjen e The Reds, megjithatë problemi kryesor mbetet te çmimi i lojtarit.
Sky Sport ka raportuar se The Reds po hezitojnë të shpenzojnë shumë për transferimin e një mbrojtësi.
Slot dëshiron një qendërmbrojtës të ri të krahut të majtë në skuadrën e tij dhe anglezi ka qenë një objektiv afatgjatë në Anfield.
Por Crystal Palace i ka tronditur drejtuesit e Liverpoolit me kërkesat për Guehin.
Londinezët po kërkojnë 70 milionë funte për ta lënë të lirë të largohet qendërmbrojtësin e Kombëtares së Anglisë.
Liverpooli nuk do të shpenzojë aq shumë për një qendërmbrojtës këtë verë pasi ka pozicione të tjera për t’u forcuar dhe po punon me një buxhet të kufizuar.
Guehi bëri 25 paraqitje për Crystal Palace në sezonin 2023/24 në Ligën Premier, duke i ndihmuar ata të mbajnë shtatë herë portën e paprekur. /Telegrafi/