Site icon Telegrafi

Crystal Palace e njofton Unitedin rreth çmimit të Aaron Wan-Bissakas

Aaron Wan-Bissaka (Foto by Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Crystal Palace ka dyfishuar vlerësimin e tyre rreth lojtarit që po interesohet Manchester United, Aaron Wan-Bissaka.

Djajtë e Kuq raportohet se kanë bërë një ofertë që kap shifrat e 28 milionë eurove për mbrojtësin e krahut të djathtë.

Kjo është shumë larg shifrës që Crystal pretendon se vlen lojtari i tyre 21-vjeçar, për të cilin po kërkojnë hiq më pak se 75 milionë euro.

Aaron Wan-Bissaka (Foto by Marc Atkins/Getty images/Guliver)

Megjithatë, sipas Evening Standard, United është i gatshëm që të ngritin ofertën e tyre në 45 milionë euro për reprezentuesin e grupmoshave të reja të Anglisë.

Pavarësisht nga pengesat, United janë të vendosur për të vazhduar ndjekjen e tyre të Wan-Bissaka.

Ndryshe, Manchesteri edhe këtë vit ka mbetur jashtë zonës që e dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version