Telegrafi

Crystal Palace – Arsenal, formacionet zyrtare: Xhaka e Mustafi nga minuta e parë

Crystal Palace dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafirë të rivalit të tyre londinez në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit anglez.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka një formë të pabesueshme me shtatë fitore radhazi dhe pret ta shënojë edhe të tetën sot ndaj Palace.

Në anën tjetër, Palace është në formë të dobët me tri humbje radhazi në kampionat dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Arsenali nga minuta e parë janë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Crystal Palace: Hennessey; Wan-Bissaka, Sakho, Tomkins, Van Aanholt; Milivojevic, Kouyate; McArthur, Townstend, Zaha; Ayew.

Arsenal: Leno; Bellerin, Mustafi, Holding, Xhaka; Torreira, Guendouzi; Iwobi, Ozil, Aubameyang; Lacazette; 

/Telegrafi/