Liverpooli ka fituar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.
Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë edhe fitoren e dytë në sezonin e ri të Ligës Premier pasi ka fituar ndaj Palacet në Roy Hodgson.
Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga James Milner nga penalltia në minutën e 45-të dhe Sadio Mane (90+) pas një kundërsulmi.
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi senegalez, Mane, i cili u vlerësua me notë 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e vendasve, Mamadou Sakho që u notua me 5.9. /Telegrafi/
Crystal Palace:
Liverpool: