Klubi serb, Crvena Zvezda ka mbërritur në pikën kufitare të Kosovës, Jarinje, për të tentuar hyrjen në vendin tonë.
Crvena Zvezda ka udhëtuar drejt Kosovës për të tentuar zhvillimin e ndeshjen në Mitrovicë nga ora 14:00 ndaj klubit ilegal serb, Trepça.
Ekspedita e klubit nga Beogradi është nisur dje për në Kosovës, ndërsa tani kanë arritur në pikën kufitare në Jarinjë.
Ata do të tentojnë hyrjen në Kosovë edhe përkundër lajmërimeve se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.
Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë të vendosur tashmë aty në pikën kufitare të Jarinjes.
Qëllimi i Policisë së Kosovës është të ndalojë klubin serb të futet në Kosovë për të zhvilluar ndeshjen në Mitrovicë.
Ndryshe, në pikën kufitare gjendet edhe kryetari i Listës Serbe dhe Mitrovicës së Veritur, Goran Rakiq dhe tifozët e klubit Delije. /Telegrafi/