Jordi Cruyff ka zbuluar se Pep Guardiola u bashkua pothuajse me Manchester Unitedin në vitin 2013, por në fund diçka e tillë dështoi.
Djatë e Kuq vendosën të shkonin për David Moyes në vend të kësaj, dhe Guardiola përfundimisht u transferua nga Barcelona te Bayern Munich.
Ai u bë menaxheri i Manchester Cityt në vitin 2016 dhe këtë sezon fitoi titullin e Ligës Premier, ndërsa Unitedi nga largimi i Alex Ferguson nuk ka arritur ta fitojë.
“Gjithmonë e kam ndjerë, jo tani, por para se Guardiola të shkoj në Bayern Munich, gjithmonë mendoja se kishte një shans që Manchester United të kishte mundësi për të shkuar për të”, ka thënë fillimisht Cruyff.
“Unë mendoj se ka pasur një moment ku gjërat u rreshtuan, ishin atje, por Man Utd zgjodhi dikë tjetër, jam duke folur shumë vite më parë, dhe ai mori një drejtim tjetër”.
“Mendoj se ai do të ishte përshtatur në një klub si Man Utd shumë vite më parë”.
“Nuk po e flas për këtë epokë, jo tani, mendoj se jam duke folur për pesë apo gjashtë vjet më parë”.
“Kishte një moment ku gjërat ishin të përafërta, ky ishte momenti, dhe Unitedi mori një rrugë tjetër”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/