Telegrafi

Cruyff: De Jong dhe De Ligt gati për hapin e madh

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Jordi Cruyff ka thënë se dyshja e Ajaxit, Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong janë gati për një lëvizje “të madhe”.

Dyshja e re është duke u lidhur me një largim nga klubi holandez tani në janar apo gjatë afatit kalimtar të verës.

Shumë shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tyre, teksa kosto e transferimit të dyshes thuhet se është 150 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Kluivert alarmon Barçën: Edhe City po interesohet për De Ligt dhe De Jongun

Klubi që është lidhur me ta është ai spanjoll, Barcelona, e cila ka një lidhje të veçantë me futbollistët holandez dhe këtë e ka thënë edhe Cruyff, i cili pret një lëvizje të madhe nga dyshja e Ajaxit.

De Jong dhe De Ligt (Foto: Goal/Getty)

“De Ligt dhe De Jong janë lojtarë të veçantë, ata janë të përgatitur për një klub të madh”, ka deklaruar Cruyff për mediat holandeze.

Cruyff u kërkuar nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, për një rol drejtues në sezonit të kaluar.

Lexo po ashtu Man City rivalizon Barçën për dyshen De Jong dhe De Ligt

“Kthimi në shtëpi është i pashmangshëm, unë do të përfundoj në Evropë, por tani jam mirë në Kinë”, shtoi holandezi.

Cruyff aktualisht është përgjegjës si trajner te skuadra Chongqing Dangdai Lifan. /Telegrafi/