Telegrafi

Cruise 54-vjeçar në lidhje me aktoren 28-vjeçare britanike

Aktori u shkurorëzua në vitin 2012 dhe prej asaj kohe nuk ka pasur ndonjë të dashur.

Por, mediat amerikane raportojnë se Tom Cruise është në lidhje me kolegen nga filmi “Mission: Impossible 6”.

InTouch Weekly raporton se aktorja 28-vjeçare Vanessa Kirby shumë shpejtë mund të bëhet bashkëshortja e 54-vjeçarit.

Theksojmë se Tom Cruise nuk ka pasur lidhje serioze që prej shkurorëzimit me aktoren Katie Holmes. /Telegrafi/