Site icon Telegrafi

Çrregullimet në të folur, kur është koha e duhur ta dërgojmë fëmijën te logopedi?

Luljeta Kabashi në podcastin "Shëndeti në rend të parë" /Foto: Ridvan Slivova

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, logopedja Luljeta Kabashi ka folur lidhur me çrregullimet në të folur, ndikimin e teknologjisë në të folurit e fëmijëve, rëndësinë e vizitës në kohë të duhur te logopedi.

Kabashi ka folur edhe për rëndësinë e komunikimit me fëmijë dhe kohën kualitative që duhet të kalohet me ta.

“Prindërit në momentin e parë kur kanë dilema se çfarë po ndodh me zhvillimin e të folurit të fëmijës atëherë ata duhet ta kontaktojnë një logoped”, tha ajo.

Sipas Kabashit, logopedi nuk fillon me trajtim menjëherë, por mund të jep sugjerime që edhe në ambient të shtëpisë të ndryshohet qasja e komunikimi.

“Nëse prindërit rrinë gjatë në telefon dhe para televizorit e nuk komunikojnë me fëmijët atëherë sugjerohet që prindërit në mënyrë kualitative të kalojnë kohën me fëmijët… Tu lexojnë përralla, të bisedojnë, t’i japin rend fëmijës”, tha ajo.


Sipas saj, fëmija pavarësisht zhvillimit të tij dhe moshës, ai duhet të ketë kohën me të cilën ata tregojnë në mënyrën e vet dhe realizojnë komunikimin.

Kabashi tutje theksoi se logopedi bën një program të specializuar për secilin fëmijë, që i përshtatet nevojave të fëmijëve dhe sipas saj për të pasur sukses disiplina pozitive është esenciale.

Podcastin e plotë ku logopedja Kabashi flet për problemet në të folur, ndikimin e teknologjisë, belbëzimin, disleksinë e çrregullime tjera mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version