Cikli menstrual është i ndërlidhur ngushtë me shëndetin tonë të përgjithshëm dhe mund të jetë indikator i mirë i asaj se si po funksion trupi
Prandaj nuk është çudi që çrregullimet e ushqimit – duke përfshirë anoreksinë dhe ngrënien e tepërt – mund të kenë ndikim të rëndësishëm në menstruacionet tuaja, transmeton Telegrafi.
Çfarë janë çrregullimet e ngrënies?
Çrregullimet e ushqimit janë gjendje të shëndetit mendor që karakterizohen nga shprehitë anormale të ngrënies.
Ato mund të përfshijnë kufizimet e tepërta në konsumim të ushqimit, ose edhe ngrënien e tepërt.
Anoreksia dhe menstruacionet
Anoreksia – sëmundje ku individi e kufizon aq shumë sasinë e konsumimit të ushqimit saqë shpie në humbje të tepërt të peshës – është shkaktar i njohur i amenorresë, e cila është gjendje ku menstruacionet nuk shfaqen për tre ose më shumë muaj.
Si rezultat i kësaj, funksionaliteti i hipotalamusit (qendrës kontrolluese në tru që i rregullon shumicën e luhatjeve hormonale brenda trupit) mund të shtypet, dhe luhatjet normale hormonale sikur ato që e rregullojnë ciklin menstrual mund të ndryshohen.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbahet mend se jo çdo njeri që ka çrregullime të ngrënies do të ketë amenorre.
Mënyrat tjera se si anoreksia ndikon në trup
Nuk keni probleme vetëm me menstruacione kur trupi juaj është i uritur.
Edhe pulsi i zemrës, shtypja e gjakut dhe temperatura janë më të ulëta. Por shumica e këtyre mund të rregullohen kur personi rikuperohet dhe e rregullon peshën normale të trupit.
Të kërkuarit ndihmë
Identifikimi dhe trajtimi i hershëm i anoreksisë e përmirëson dukshëm ritmin e rikuperimit.
Sidoqoftë, personat me çrregullime të ngrënies e vonojnë trajtimin për përafërsisht tetë vjet. Kjo tregon se personat me çrregullime të tjera përjetojnë barriera sa i përket të kërkuarit ndihmë.
Prandaj, është e rëndësishme që nëse vuani nga fenomene të tilla sa më parë të kërkoni ndihmë nga terapistët, anëtarët e familjes dhe doktorët. /Telegrafi/