Graeme Souness beson se legjenda e Manchester United, Cristiano Ronaldo do ta ketëtë vështirë të luftojë në duel me Virgil van Dijk.
Djajtë e Kuq tashmë e kanë kompletuar transferimin e portugezit nga Juventusi, e që do të nënshkruajë kontartë dyvjeçare.
Por, ish-anëtari i Liverpoolit dhe eksperti i Sky Sports, Souness, ka dyshime të mëdha për Ronaldon.
Ai nuk është i bindur se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë diferenca në përplasjet e forta, ndërsa citon magjinë e tij në Juventus.
Ai tha për talkSPORT : “Çdo ekip i suksesshëm ka lojtarë ku të gjithë po punojnë për të marrë topin përsëri”.
“Ekipet kryesore nuk kanë asnjë pasagjer dhe nëse jeni duke marrë Ronaldon në këtë kohë, ai nuk do t’ju japë vrapime të vështira.
“Unë kam një dyshim për të. Juventus e mori atë për të fituar Ligën e Kampionëve, por ai nuk do të jetë diferenca në ndeshjet e mëdha”.
“Ai do të shënojë gola, do të ketë, sepse ai ka një tru dhe ka qenë kaq atletik gjatë gjithë karrierës së tij”.
“Por, në ndeshjet më të mëdha kundër qendërsulmuesve më të mirë … imagjinoni ta vendosni kundër Virgil van Dijk!”, ka shtuar më tej ai.
Epo, Ronaldo nuk ka nevojë të pres shumë para se të dalë kundër holandezit kolosal. United pret Liverpoolin më 24 tetor në atë që do të shpallet si dueli mes Ronaldos e Van Dijk. /Telegrafi/
👎 ”He’s not going to be the difference in big games.”
🥵 ”His legacy goes out the window overnight if he signs for City.”
Graeme Souness isn’t sure Ronaldo is the player he used to be. pic.twitter.com/3WwemWhRNl
— talkSPORT (@talkSPORT) August 27, 2021