Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është duke shijuar pushimet e tij në një jaht luksoz në Itali.
Në disa fotografi të shkrepura nga paparacit, ai ka shfaqur fizikun e tij të formësuar, ndërsa shihej nën shoqërinë e partneres së tij, Georgina Rodriguez, shkruan The Sun.
Çifti i njohur kanë qenë duke pushuar pothuajse për disa javë me radhë, ndërsa vazhdimisht sillnin imazhe të ndryshme së bashku.
Ndërkaq, Ronaldo ka dëshmuar edhe njëherë që trupi i tij është ende në formë, ani pse është në moshën 35 vjeçare.
I veshur me rroba të larjes, futbollisti është parë duke u hedhur në det, ndërsa prapa tij qëndronte Georgina.
Bukuroshja brune më përpara shihej të shijonte rrezet e diellit, teksa në mbrëmje shijuan darkën me shoqërinë e tyre.
Gjatë kësaj jave, edhe pse ekipi i tij u eliminua nga çerekfinalja e ligës së Kampionëve, Ronaldo kaloi kohë me familjarët e tij. /Telegrafi/