Telegrafi

Cristiano Ronaldo thotë se kënaqësia që i jep seksi është më e madhe se ajo kur shënon gol

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ikona e futbollit, Cristiano Ronaldo, u tregua i hapur së fundmi në një intervistë për prezantuesin e famshëm, Piers Morgan.

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se seksi me të dashurën e tij modele është kënaqësi më e mirë sesa momenti kur shënon gol, shkruan DailyStar, transmeton Telegrafi.

Ronaldo, i cili konsiderohet si një nga sportistët më të mëdhenj ndonjëherë, bisedoi me Piers Morgan në intervistën e tij duke zbuluar shumë detaje nga jeta dhe karriera e tij.

Cristiano Ronaldo (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

Ronaldo, 34 vjeç, i cili ka luajtur në Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, bisedoi me Piers për të gjitha aspektet e jetës së tij.

Ylli portugez, i cili vlen gjysmë miliardë dollarë, foli haptazi për stresin që përjetoi për shkak të akuzave për përdhunim ndaj tij, ndërsa shpërtheu në lot para prezantuesit kur fliste për babanë e tij të ndjerë.

Lexo po ashtu Ronaldo: Nuk jam shok me Messin, dua të kem më shumë Topa të Artë se ai

Legjenda e futbollit gjithashtu tregoi një pasqyrë të jetës së tij familjare në fushë.

Ronaldo u takua me modelen Georgina Rodríguez në vitin 2016 dhe ajo lindi fëmijën e tij të katërt në vitin 2017.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Në një intervistë të mëparshme, Georgina e përshkroi takimin e tyre në një dyqan “Gucci” si dashuri në shikim të parë.

Piers nuk humbi kohë dhe në mënyrë të befasishme pyeti lojtarin e Juventusit për kohën e tij në dhomën e gjumit.

Ai e pyeti nëse është kënaqësia më e madhe e seksit apo momenti kur shënon gol, teksa Ronaldo nuk nguroi të përgjigjet duke thënë se e para i sjell kënaqësi më të madhe. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo thotë se kënaqësia që i jep seksi është më e madhe se ajo e të shënuarit gol (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)