Telegrafi

Cristiano Ronaldo do të martohet pas Botërorit

Cristiano Ronaldo në Kupën e Botës në Rusi po shoqërohet nga e dashura, Georgina Rodriguez.

Ajo me vëmendje në stadiumet ruse po i përcjell të gjitha ndeshjet e Portugalisë dhe në takimin kundër Marokut, ai tregoi një detaj që ka shkaktuar polemika në mediat e botës.

Gjegjësisht, Georgina tregoi unazën e madhe të diamantit në dorën e majtë dhe kjo mjaftoi të shkaktoi thashethemeve se dyshja janë fejuar.

Është spekuluar se Ronaldo do të martohet para kampionatit botëror, por duket se ai e ka shtyrë një gjë të tillë pas ngjarjes madhore për kombëtaret.

“The Sun” shkruan se Georgina në dorë mbante një unazë diamantin Cartier që kapte vlerën mbi 650 mijë euro.

Lexo po ashtu E dashura e Cristiano Ronaldos në pritje të fëmijës së dytë?

Ronaldo dhe Georgina janë në lidhje që nga viti 2016 dhe kohët e fundit ata janë bërë prindërit të vajzës, Alana Martina.

Së bashku me ta jetojnë edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, të cilët i solli në jetë një nënë surrogate.

Theksojmë se dashuria e tyre ka filluar në një dyqan të “Guccit”, ku portugezi ishte klient i rregullt. /Telegrafi/