Dukej se nuk do të ndodhte për shkak të rregullave të Ligës Premier, mirëpo tashmë është e qartë se Cristiano Ronaldo do ta bartë numrin ikonik 7 te Manchester Unitedi.
Ky numër i ka takuar së fundmi Edison Cavanit, mirëpo është arritur marrëveshja që 36-vjeçari ta bartë atë numër.
Duke qenë se numrat veçmë janë dërguar, kjo duhet të ratifikohet nga Liga Premier, porse ka pasur raste në të kaluarën kur lojtarët i kanë shkëmbyer numrat para mbylljes së afatit kalimtar.
Në ndërkohë, Liga Premier e ka listuar Ronaldon si numrin 7 në faqen e tyre zyrtare.
Cavani do ta bartë fanellën me numrin 21 pas largimit të Dan James drejt Leeds Unitedit. /Telegrafi/