Cristiano Ronaldo është shpallur nga Globe Soccer Awards si lojtari më i mirë i shekullit.
Ylli portugez është nderuar për karrierën e tij që ka bërë nga vitit 2001 deri në vitin 2020.
35-vjeçari ka luajtur për klube si Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madridi dhe aktualisht te Juventusi, duke fituar trofe të shumtë.
🏆 🇵🇹 CRISTIANO RONALDO presented with the PLAYER OF THE CENTURY 2001-2020 Globe Soccer Award@cristiano @dubaisc @juventusfc @selecaoportugal #CristianoRonaldo #CR7 #Bvlgari #globesoccer pic.twitter.com/deK2Qlzuey
— Globe Soccer Awards (@Globe_Soccer) December 27, 2020
Pesë herë fituesi i Topit të Artë po ashtu ka shijuar suksese edhe me kombëtaren e Portugalisë, derisa ka rrëmbyer çmimin e më të mirit nga kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në anën tjetër, Robert Lewandowski është nderuar si lojtar i viti, pas sukseseve të mëdha që kishte me Bayern Munichun në edicionin e kaluar, duke fituar tripletën.
Sulmuesi polak e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në top pesë ligat evropiane, po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
🏆 Congratulations to 🇵🇱 ROBERT LEWANDOWSKI on winning the Globe Soccer Award for the PLAYER OF THE YEAR 2020👏#Lewandowski #RL9 #TikTok #globesoccer @lewy_official @dubaisc @fcbayern @pzpn_pla pic.twitter.com/OXU71oMIvl
— Globe Soccer Awards (@Globe_Soccer) December 27, 2020