Cristiano Ronaldo shfrytëzoi në maksimum një ditë të nxehtë në Itali, pasi së bashku me gruan dhe fëmijët e tyre kaluan një ditë me biçikleta.
35-vjeçari së fundmi është rikthyer në Torino, pasi iu dha drita jeshile për t’u kthyer në stërvitjen e skuadrës së parë në Juventus.
Ylli portugez ishte vendosur në ishullin e tij të lindjes Madeira, marrë parasysh që ai dhe familja e tij hynë në bllokim mes pandemisë së coronavirusit.
Por, meqë ishte i lirë nga stërvitjet dhe shijoi një kohë shtesë me familje, Ronaldo duket se tani është i gatshëm të futet në Seria A.
Fansat ndër tjerash kohëve të fundit kanë spekuluar se Ronaldo po bëhet baba për herë të pestë për shkak të disa postimeve të fshehta të Georginas.
Ajo publikoi një foto javën e kaluar në të cilën duket se po mbante barkun.
Ndërkohë, Georgina, 26-vjeçare, është ylli i kopertinës për edicionin e fundit të revistës “Women Health”.
Dhe në intervistën shoqëruese, ajo ka zbuluar se cili është faktori kryesor që qëndron pas ‘trupit dhe personalitetit’ të saj.
“Disiplina që kërkoi vallëzimi nga unë nuk është reflektuar vetëm në trupin tim, por edhe në mënyrën time të të qenurit”, ka thënë ajo.
Sa për Cristianon, ai shpreson se do të fillojë të luajë përsëri më 20 qershor, kur Serie A potencialisht mund të kthehet.
Dhe me 12 lojëra të mbetura, CR7 beson se do shtojë edhe një medalje tjetër në koleksionin e tij për t’u treguar fëmijëve në të ardhmen. /Telegrafi/