Telegrafi

Cristiano Ronaldo shënon super gol nga goditja e dënimit

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, po vazhdon me formën e shkëlqyer te Al Nassr në Arabinë Saudite.

Sulmuesi ka arritur të shënojë në minutën e 57-të, nga një goditje dënimi duke e lënë portierin e Damac të shtangur.

Me këtë gol Al Nassr mori epërsinë, pasi në pjesën e parë ishte duke humbur 1-0, ndërsa shifrat i barazoi Anderson Talisca.

Ky ishte goli i 11-të i Ronaldos në këtë edicion, duke mbetur larg si golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit saudit.

Ronaldo është ylli kryesor i futbollit në Arabinë Saudite, ndërsa pas tij në këtë vend u afruan edhe shumë yje të tjerë. /Telegrafi/