Telegrafi

Cristiano Ronaldo shënon një gol të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve të Azisë

Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj ekipit nga Katari, Al-Duhail, ndeshje kjo që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Po zhvillohej minuta e 61-të e ndeshjes kur Ronaldo bën një goditje fantastike nga jashtë zonës shënoi për ta trefishuar epërsinë e ekipit të tij Al-Nassr.

Në minutën e 81-të ai shënoi edhe golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të katërtin për Al-Nassr.

Pas kësaj ndeshjeje Ronaldo shkon në shifrën e tre golave të shënuar në Ligën e Kampionëve të Azisë, ndërsa në Ligën Saudite deri më tash ka shënuar 11 gola dhe ka bërë pesë asistime.

Tani portugezi ka shënuar të paktën 20 gola në nivel klubi në 17 sezone radhazi, rekord ky i pabesueshëm./Telegrafi/