Reagimi i furishëm i Cristiano Ronaldos (i cili në mënyrë të dukshme hodhi shiritin e kapitenit në tokë pasi goli nuk iu dha në ndeshjen kundër Serbisë) mund t’i kushtojë me një diskualifikim sulmuesit të Portugalisë dhe Juventusit.
Sipas “Iusport”, protesta e qartë kundër gjyqtarit holandez Makkelie mund të interpretohet si shkelje e nenit 11 të kodit disiplinor të FIFA-s.
Sjelljet që diskreditojnë futbollin dhe organin më të lartë drejtues, në fakt, mund të sanksionohen me rregullore. Përveç dënimit, rreziku është pra një diskualifikim.
The reason Cristiano Ronaldo was so angry 👀 pic.twitter.com/8Wua9iNRSx
— ESPN FC (@ESPNFC) March 28, 2021
Ylli 36-vjeçar lëshoi fushën para se të përfundonte takimi, derisa bënte me shenjë se ky takim për të ka përfunduar.
Vërehet qartë se topi kishte kaluar vijën e portës, mirëpo për shkak se në kualifikimet për Botëror nuk është implementuar ende VAR-i dhe teknologjia kur topi kalon vijën (goal line technology), portugezi do të mbetet pa këtë gol në llogarinë e tij.
Takimi mes Serbisë dhe Portugalisë përfundoi 2-2, e që pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte të drejt të acarohet me golin e padhënë. /Telegrafi/
🤝 We're with @Cristiano on this one.
🤯 How has a goal not been given?! pic.twitter.com/0fTqFTAAAL
— SPORF (@Sporf) March 27, 2021