Telegrafi

Cristiano Ronaldo rikthen vëmendjen te fiziku i tij me fotografinë e publikuar në Instagram

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Cristiano Ronaldo ka rikthyer vëmendjen te fiziku i tij mbresëlënës përmes një fotografie të re, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Futbollisti portugez është i njohur për muskujt e tij, ndërsa sa herë që publikon imazhe të trupit të tij bëhet lajm në mediat botërore.

Ai është 34 vjeçar, mirëpo kjo nuk vërehet aspak në formën e tij fizike, për të cilën është i njohur sulmues i Juventusit.

Ronaldo është një prej sportistëve që angazhohet maksimalisht si në palestër ashtu edhe në stërvitje dhe falë këtij angazhimi ruan këtë formë të jashtëzakonshme.

Lexo po ashtu Dhjetë përfituesit më të mëdhenj nga Instagrami për vitin 2019

Në kohën kur u transferua nga Real Madridi te Juventusit, gjendja e tij fizike ishte krahasuar me atë të një 20-vjeçari. /Telegrafi/