Telegrafi

Cristiano Ronaldo po humb pafund raste në Arabinë Saudite, dy dështime nga pozita ideale brenda një ndeshje

Cristiano Ronaldo po vazhdon të kërkojë golin e tij të parë me fanellën e Al Nassr, ku sot humbi dy raste të pastra shënimi për ekipin e tij të ri.

Ronaldo shënoi një dygolësh në ndeshjen e tij të parë në Arabinë Saudite kur ai ishte kapiten i Riyadh XI në një miqësore kundër Paris Saint-Germain.

Ronaldo shpreson ta gjejë golin në herën e tretë në përballjen kundër Al Fateh, por ka qenë jashtëzakonisht shpërdorues para portës në pjesën e parë.

Anderson Talisca goditi shtyllën dhe topi u kthye te Ronaldo, me një pjesë të madhe të portës të zbrazur, por ai e dërgoi topin jashtë.

37-vjeçari ishte dukshëm i frustruar nga humbja e rastit, por pas pak minutash ai ishte fajtor sërish në një rast tjetër.

Topi iu ndal brenda zonës dhe ishte momenti perfekt që Ronaldo të hapte llogarinë.

Megjithatë, goditja e tij me këmbën e majtë u përplas me shtyllën përpara se topi të largohej nga mbrojtësit kundërshtarë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka një kontratë fitimprurëse prej 200 milionë euro në vit deri në vitin 2025./Telegrafi/