Cristiano Ronaldo ka vazhduar me dhurata luksoze për vetën, derisa ka paguar dhjetë milionë euro për Bugatti Centodieci.
Nga ky lloj i super makinës ekzistojnë edhe nëntë të tjera nëpër botë, duke rritur koleksionin e makinave luksoze në garazhin e tij.
Ronaldo ka kaluar nëpër një formë magjike në këtë edicion, gjersa ka realizuar 31 gola në titullin e nëntë me radhë për torinezët.
35-vjeçari ndër vite ka blerë, tetë Ferrari, disa Roll Royce, BMW dhe McLaren, derisa tani e ka shtuar edhe një jaht super të kushtueshëm.
Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Ronaldo e bleu së fundi Bugattin që ka një shpejtësi 379 km/h.
Shpejtësinë në 100 km/h, vetura e re e portugezit e arrin për vetëm 2.4 sekonda, derisa është e para për nga vlera e makinave të tij. /Telegrafi/