Cristiano Ronlado ka debutuar te Al Nassr në duelin ndaj Al Ettifaq që u luajt në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Arabisë.
Ylli portugez e kompletoi kalimin te skuadra arabe si lojtar i lirë – pas intervistës shpërthyese me Piers Morgan ndaj Manchester United, duke shkëputur kontratën me pajtim të dyaanshëm, derisa raportohet se do të fitojë 200 milionë euro.
Al Nassr triumfoi 1-0 ndaj kundërshtarit në ligë, por që pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ia doli të lë gjurmë me gol në këtë sfidë.
It’s all about the beginning 😍 pic.twitter.com/y7vCnhKtHF
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 22, 2023
Ishte Anderson Talisca, ai që realizoi golin, me një asistim të Al Sulaiheem, për të arkëtuar kështu ri pikë.
Ronaldo do të shpresojë që në takimin e radhës të arrij të shënojë golin e parë zyrtar në fanellën e Al Nassr, pasi pak ditë më parë shënoi dy sosh në miqësoren me Paris Saint-Germain.
Ekipi i 37-vjeçarit është aktualisht lider në ligë me 33 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Al Hilal. /Telegrafi/