Telegrafi

Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar gol ndaj 23 kombëtareve, por Shqipëria ka një rekord të veçantë

Superylli portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde në botën e futbollit, ku me Kombëtare e Portugalisë ka shënuar 128 gola në 204 ndeshje të luajtura.

Ai luajti kundër 70 skuadrave të ndryshme dhe vetëm ndaj 23 prej tyre nuk arriti të shënonte.

Ronaldo ishte më efektiv kundër Luksemburgut, Suedisë dhe Lituanisë, ku ndaj tyre shënoi gjithsej 25 gola.

Lexo po ashtu Futbollistët që kanë pasur më së shumti artikuj në mediat botërore gjatë vitit 2023, Ronaldo në krye të listës

Ai shënoi 11 gola kundër Luksemburgut, shtatë kundër Lituanisë dhe Suedisë.

Kombëtaret që nuk kanë marrë gol nga Ronaldo janë Italia, Uruguai, Brazili, Algjeria, Angola, Austria, Kanadaja, Kili, Gjeorgjia, Bregu i Fildishtë, Meksika, Mozambiku, Norvegjia, Afrika e Jugut, SHBA, Kepi i Gjelbër, Maqedonia e Veriut, Anglia, Turqia dhe Shqipëria.

Kundër cilës prej këtyre ekipeve ka luajtur Cristiano Ronaldo më shumë ndeshje dhe nuk ka shënuar gol? Përgjigja është Shqipëria.

Kuqezinjtë luajtën katër herë ndaj portugezit legjendar dhe nuk pësuan gol./Telegrafi/