Telegrafi

Cristiano Ronaldo nuk dihet nëse do të luajë ndaj Barcelonës

Kanë mbetur edhe tre ditët deri tek El Clasico, por nuk dihet nëse Cristiano Ronaldo mund të luajë në Santiago Bernabeu kundër Barcelonës.

Portugezi, autori i golit të fitores së madrilenëve në Kupën e Botës për Klube kundër Gremios në Emiratet Arabe, nuk ka ushtruar me shokët e tjerë të skuadrës në Valdebebas.

Dhe këtë nuk e bën për ditën e dytë me radhë ndërsa kjo e ka bërë të shqetësohet trajneri Zinedine Zidane.

Ronaldo si lojtar i Realit ka shënuar 17 gola në 28 ndeshjet ndaj Barcelonës

Real Madridi nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë apo nëse portugezi ka shqetësime serioze, por është fakt se Cristiano nuk ka qenë nën urdhrat e Zidane në dy seancat e para të para derbit më të madh spanjoll .

Megjithatë, futbollisti më i mirë në botë ka stërvitur ndaras nga bashkëlojtarët dhe mendohet se çdo gjë është në rregull.

Mbetet të shihet nëse CR7 do të luajë në derbin e parë të sezonit mes këtyre dy ekipeve spanjolle.

Ndryshe, Karim Benzema dhe Gareth Bale pritet të startojnë që nga minuta e parë të shtunën në ora 13:00. /Telegrafi/