Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo në rrezik për ndeshjen e sotme ndaj Lazios

Cristiano Ronaldo nuk është 100 për qind i aftë dhe mund të mbetet jashtë formacionit kur Juventusi pret Lazion sonte, pasi ka shqetësime se mund të mos luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Porton.

Juventusi pret Lazios sonte me fillim nga ora 20:45, por Andrea Pirlo mund të ketë probleme të mëdha në sulm, pasi Ronaldo nuk është plotësisht i gatshëm.

Gianluca Frabotta është pezulluar, me Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala të dëmtuar.

Lexo po ashtu Pirlo: Juventusi lufton në të gjitha frontet, do japim gjithçka deri në fund për të fituar trofe

Rodrigo Bentancur doli pozitiv me COVID-19, kështu që nevoja për të pasur më shumë teste sipas protokollit vonoi lëshimin e listës së plotë të skuadrës deri pasdite.

Alvaro Morata nuk është ende në 100 për qind pasi u ka një infeksion viral, megjithëse ai shënoi nga stoli në mesjavë për të mposhtur Spezian.

Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov zbulon frikën më të madhe të Cristiano Ronaldos

Juan Cuadrado kthehet pas një pushimi, por lajmi i madh është se Ronaldo nuk është përfshirë në grup dhe mund të mungojë.

Raportet dolën në Torino këtë pasdite se fituesi i Topit të Artë kishte një problem të lehtë dhe nuk do të rrezikohej vetëm disa ditë para ndeshjes vendimtare të Ligës së Kampionëve me Porton. /Telegrafi/

Exit mobile version