Telegrafi

Cristiano Ronaldo mungon në ndeshjen ndaj Barcelonës, ende pozitiv me COVID-19

Cristiano Ronaldo përsëri ka rezultuar pozitivisht me COVID-19, shkruan Sky Sport Italia, dhe për këtë arsye ai humbet ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës të mërkurën.

Ronaldo ka qenë në vetë-izolim që prej testimit pozitiv më 13 tetor, ndërsa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë. Ai u kthye në Torino me një fluturim privat në përputhje me rekomandimet nga autoritetet lokale.

Ai ishte asimptomatik gjatë gjithë kohës, kështu që gjithçka që kërkonte ishte një test negativ që kërkohet nga UEFA të paktën 24 orë para fillimit të ndeshjes.

Klubi i ka ofruar UEFA-s një deklaratë mjekësore që konfirmonte se lojtari ishte pa simptoma.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia shkruan këtë mbrëmje se rezultati i testit të fundit është ende pozitiv me COVID-19.

35-vjeçari nuk ka luajtur që nga barazimi 0-0 i Portugalisë me Francën më 11 tetor.

Shumë kishin pritur me padurim betejën mes tij dhe Lionel Messit. /Telegrafi/