Një dokument i publikuar nga Il Corriere della Sera duket se vërteton se Juventusi ende i detyrohet para Cristiano Ronaldos, kështu që sipas La Repubblica, ylli portugez mund të padisë ish-klubin e tij.
Bianconerët po përballen me një hetim financiar dhe akuzohen, ndër të tjera, se kanë fshehur pagesat për futbollistët e tyre pas pandemisë së COVID-19.
Ronaldo ishte pjesë e ekipit kur Bianconerët njoftuan se lojtarët do të hiqnin dorë nga pagat e katër muajve për të ndihmuar financiarisht ekipin në mars të 2020.
Megjithatë, disa prej tyre mund të kenë marrë pagesa nën tavolinë, siç duket e vërtetuar nga dokumentet e Guardia Di Finanza gjatë muajve të fundit.
Hetuesit besojnë se Juventusi përdori marrëveshje private me lojtarë, të pa regjistruar në FIGC ose në pasqyrat e tyre financiare, duke u premtuar atyre para që nuk i kishin marrë gjatë pikut të pandemisë.
Një nga dokumentet e publikuar nga Il Corriere della Sera kishte për qëllim Ronaldon. Subjekti është ‘Marrëveshja integruese e çmimit – Shkrim integrues’.
Në dokument, Juventusi konfirmoi angazhimet e tyre financiare ndaj CR7 duke thënë se ata do të dorëzonin ‘Marrëveshjen Suplementare të Bonusit”.
Cristiano #Ronaldo ora valuta una causa contro la #Juventushttps://t.co/n5sAg5eeDZ pic.twitter.com/eQx117Vi5g
— Calcio e Finanza (@CalcioFinanza) January 20, 2023
Ai është firmosur vetëm nga ish-drejtori i Juventusit, Paratici dhe jo nga Ronaldo, i cili sipas La Repubblica nuk e ka marrë kurrë. Besohet se Juventusi ende i detyrohet yllit portugez 19.6 milionë euro dhe CR7 tani mund të padisë ish-klubin e tij për të marrë paratë.
Ky besohet të jetë dokumenti që ‘nuk duhet të kishte ekzistuar teorikisht’ siç i tha drejtori i Juventusit, Cesare Gabasio, Federico Cherubinit, në një përgjim të publikuar nga mediat italiane.
Ronaldo u largua nga Juventusi në verën e vitit 2021, duke u rikthyer te Manchester United, ndërsa tani po luan në Arabi Saudite te Al Nassr. /Telegrafi/